Olympique de Marseille, e ka vendosur si një sfidë për të rikthyer Neymar në futbollin europian. Braziliani I cili ka shkruar një periudhë të artë në angazhimin e tij në futbollin europian. Tashmë, ai luan në Santos në Brazil ku ka nënshkruar dhe kontratën e tij me këtë ekip. Por, një kërkesë nga Europa mund të ndryshojë të ardhmen e tij dhe mund të bëhet kështu kërkesa kryesore për të.
Sulmuesi Brazilian mund të jetë drejt një rikthimi të mundshëm në europë, një futboll I cili është shumë më konkurues. Kjo sepse ai është vendosur në planin e parë të zhvillimit dhe të një përfaqësimi më dinjitozn në Kupën e Botës 2026. Klubi francez I cili ka zhvilluar një seri negociatash duket shumë I bindur në kërkesën që ka për të siguruar shërbimin e tij.

Qëndrimet e tij në europë kanë qenë në Spanjë dhe në Francë ku ka lënë pas një historic mjaft pozitiv. Por, tashmë Liga e Parë mund të jetë shtëpia e tij e re. Ekipi në këtë sezon kalimesh ka mundur të sigurojë dhe një seri emrash të tjerë të mëdhenj në skuadër. Kjo, tregon dhe një ambicje që ka klubi për të sjellë shumë më pranë një emër të madh si Neymar.
Vetë sulmuesi nuk është se e ka fshehur dëshirë e tij për t’u bërë pjesë e futbollit europian. Kjo mund ta bëjë shumë më të lehtë arritjen e marveshjes personale me lojtarin. Edhe pse me një kontratë që e mban të lidhur dëshira e lojtarit mund të shërbejë si një shpresë për Marseille që të sigurojë shërbimin e tij.