Manaj, zhvendoset në Arabinë Saudite lëvizje e papritur

Manaj, zhvendoset në Arabinë Saudite lëvizje e papritur

Rey Manaj me angazhimin e tij në ndeshjet e fundit të Kombëtares Shqiptare ngjalli një dyshim mjaft të madh. Silvinjo zgjodhi qe të angazhonte lojtarin dhe pse ai num ishte aktiv në klubin ku angazhohej. Në rrethin e tifozëve e gjithë kjo lëvizje u konsiderua si një lëvizje nga ana e agjentëve të lojtarit për një klub të rri. Mesa duket asgjë nuk ka qenë e gabuar, ai ka lënë turqinë për t’u zhvendosur kështu në Arabinë Saudite. Një lëvizje e cila nuk është përmendur aspak në këtë sezon.

Sharjah FC është klubi i tij i rri i cili do të jetë pritësi i tij. Më herët ai ka luajtur në disa klube të rëndësishme europiane. Por, së fundmi ai ka shërbyer në Sivasspor. Largimi i tij nga klubi turk është ndjekur më herët për shkak se ka qenë një masë disiplinore e cila e ka vendosur jashtë skuadrës. Vlerësimet e tij kanë qenë mjaft të mira dhe pse me një angazhim jo shumë aktiv në këtë sezon.

Manaj, zhvendoset në Arabinë Saudite lëvizje e papritur
Manaj, zhvendoset në Arabinë Saudite lëvizje e papritur

Tashmë, lushnjari do të sherbejë në Emiratet Arabe pasi skuadra siguroi shërbimin e tij për një vlerë prej 2 milion euro. Qëndrimi i tij atje është i lidhur me një kontratë dy vjecare cka e vendos si një pjesë të rëndësishme në sulmin e ekipit. Bomberi do të shërbejë për të sjellë një shërbim që ka munguar në ekip nën një frymë europiane.

Në Sivasspor ai la një shije mjaft të mirë atje duke qenë se në angazhimin e dy sezoneve ka mundur të jetë prezent në 63 ndeshje. Gjatë gjithë këtij angazhimi ai arriti të realizojë kështu një seri prej 34 golash.