UEFA, e cila është duke ndjekur në mënyrën më strikte zhvillimet e futbollit ka ndërmarrë një masë ndëshkuese ndaj Athletic Bilbao. Klubi europian është dënuar për shkak të sjelljeve të pahijshme të tifozëve të saj gjatë një ndeshje e cila është zhvilluar. Ka qenë gjysmëfinalja e Ligës së Europës kundër Manchester United.
Me një qartësim për të gjitha shkeljet e kryera ata kanë ndërmarrë një masë e cila është tepër strikte dhe e vendos skuadrën kështu në një masë prej 80 mijë euro gjobë. Mesa duket drama në ekipin e La Ligës nuk është vetëm për shkak të sjelljes së pahijshme. UEFA, ka ndërmarrë dhe një masë për një prej lojtarët e saj.

Yeray Alvarez I cili është dhe mbrojtës I skuadrës ka rezultuar pozitiv në përdorimin e substancave të cilat janë të ndaluara. Të cilësuara si doping ai I ka përdorur këto substance në mënyrë të pavetëdijshme duke qenë se e përdorimi sipas tij është për parandalimin e rënies së flokut. Lojtari I cili ka kaluar një kalvar të gjatë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. I cili më herët është diagnostikuar me kancer.
Edhe pse UEFA është në djeni të të gjitha fakteve, organi ka zgjedhur që të jetë I drejtë duke hapur një process dhe mbajtur në shqyrtim të gjithë ecurinë. Athletic në anën tjetër ka shprehur keqardhjen e saj për të gjithë incidentin duke e bërë të ditur se do të ketë komunikata të shpeshta sa I përket lëvizjes së tyre për një ndërgjegjësim të vazhdueshëm të tifo grupeve.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.