Gonzalo Garcia, blindimi i tij në qëndrimin në klub

Gonzalo Garcia, blindimi i tij në qëndrimin në klub

Gonzalo Garcia dhe pse më herët është cilësuër si një opsion për të qenë larg Madrilenëve në këtë sezon, ka dëshmuar të kundërtën. Sulmuesi në Kupën e Botës për Klube ka dëshmuar një formë mjaft të mirë. Kjo e ka cilësuar si një mundësi e mirë që drejtuesit e Real të vlerësojnë qëndrimin e tij në skuader.

21 vjecari pati një rol mjaft ndikues në daljet e tij me Real Madrid. Shërbimi i tij ishte mjaft i nevojshëm duke sjellë kështu një seri prej katër golash. Ecuria e Real u nderpre nga PSG në gjysmëfinale. Por, për Garcia kjo dalje shërbeu më së miri. Ai arriti që të sigurojë më tej qëndrimin në Real Madrid.

Potenciali i shfaqur në këtë dalje ka shërbyer më së miri dhe është duke përgatitur kështu një sulmues të qëndrueshëm në ekip. 21 vjecari ka lidhur një marveshje për qëndrimin e tij deri në 2031 në ekip. Kjo tregon për qëllimin që ata kanë ndaj lojtarit dhe cfarë dëshirojnë të arrijnë në angazhimin e tij.

Gonzalo Garcia, blindimi i tij në qëndrimin në klub
Gonzalo Garcia, blindimi i tij në qëndrimin në klub

Qëndrimi i tij në Real do të sigurojë për të një pagesë vjetore prej 3 milion euro në sezon. Kjo është pikërisht një kontratë e cila do të jetë e ndryshueshme në bazë të formës që ai do të shfaqë.

Blindimi i tij në skuadrën madrilene duket se nuk është vetëm me një kontratë afatgjatë. Por më tej ata kanë synuar që të sjellin dhe një klauzolë lirimi prej 50 milion euro ndaj lojtarit.

Me një marveshje e cila pritet të finalizohet së shpejti. Ai do të shërbejë si një hallkë mjaft e rëndësishme në skuadrën e Alonso.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.