FIFA me rregulla të reja nga 1 mars/ disa prej tyre

FIFA me rregulla të reja nga 1 mars/ disa prej tyre

Gianni Infantino në një konferencë të fundit deklaroi se ata së bashku me Bordin e Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit IFAB, disa ndryshme që pritet të jenë revolucionare për botën e sportit.

Disa prej ndryshimeve që do të dikutohen:

FIFA në bashkëpunim me IFAB do të kenë një takim ku do të diskutohet për një seri ndryshimesh ku më kryesoret do të jenë midifikimi në rregullin e pozitës jashtë loje, komunikimi mes gjyqëtarëve, ndryshime këto që do të nisin të zbatohen deri në korrik 2025.

Ligji Wenger

Sa I përket diskutimit për pozicionin jashtë loje është tepër e rëndësishme që të mbështetet në Ligjin Wenger. Ky ndryshim është përfolur që prej 2021 me kërkesën e një trajneri që do të nxiste më tej lojën sulmuese dhe kishte synim ndihmën që bëhët në fushatat e ndryshme të lojës.

Ky ndryshim nënkupton që do të cilësohet si një pozicion jashtë loje momenti kur lojtari është tërësisht me trup jashtë vijës fundore të mbrojtjes, duke mos diskutuar më dhe lëvizjet më të vogla që mund të ndërmarë ai. Pra, diskutime me pjesët e trupit nuk do të jetë më polemika që do të shoqërojnë pozicionin jashtë loje.

Komunikimi i drejtpërdrejtë i vendimeve të gjyqtarëve

Gjyqtarët do të shpejgojnë vendimet e tyre në kohë reale, një ndryshim I cili është aplikuar tashmë në Botërorin e Femrave 2023 dhe u cilësua si një ndryshim pozitiv. Sipas cilësimeve të ndërmarë nga ekspertët mendohet se kjo mënyrë do e ndihmojë shikuesin që të kuptojë më thjeshtë vendimarjen e gjyqtarit.

Sistemi Challenger

Ky sistem është I ngjashëm dhe me sistemin e basketbollit që I leojn që trajnerët të sfidojnë vendimet e marra dhe të jenë të diskutueshme. Secili prej ekipeve mund të ketë një numër të caktuar polemikash për t’I përdorur gjatë zhvillimit të ndeshjes. Kjo do të nidhmonte që të kishte një reduktim të sistemit që përdoret tashmë dhe të përshpejtonte më shumë procesin e lojës.

Ndalimi i orës për të parandaluar humbjen e kohës

Humbja e kohës, është një ndër hallkat kryesore të diskutimit, kjo synon që me këtë ndryshim të mos dikutohet kjo dhe të mos shërbejë si një problematikë në vazhdim, me ndryshimet e kërkuara synohet që në rastin se koha ndalet për shkak të ndërprerjes apo dhe evekteve të lojës, koha do të ndalet. Është I njejti sistem që përdoret dhe në basketboll dhe synon një përdorim të kohës në mënyrë eficente duke shuar të gjitha aludimet që mund të lindin më pas nga shtyrja e saj

Takimi I cili do të mbahet mes FIFA dhe IFAB pritet të ndryshojë njëherë e përgjithmonë futbollin e sotëm dhe të ketë një modernizim dhe riorganizim të lojës.