Shërbimi I bërë në klub, shpërblehet Ertit Berisha

Shërbimi I bërë në klub, shpërblehet Ertit Berisha

Ertit Berisha ishte hallka kyce në kualifikimin e Haken në fazën e ardhshme të Champions League. Skuadra e Berishës u përball me ekipin e Anderlehtit I cili drejtohet nga një tjetër shqiptar. Besnik Hasi I cili morri drejtimin e skuadrës në fundin e sezonit të shkuar. Një lojë e cila shkoi me kohë shtesë dhe portiere shqiptar ishte ai I cili shënoi një formë mjaft të mirë dhe solli një reagim perfekt.

Berisha është vendosur në suedi pas një periudhe ku ai ka qëndruar pasif në fushën e blertë. Ishte Haken I cili u përball me një humbje të rëndësishme në portë ku zgjedhja e saj ishte rikthimi I një ylli që kishin pasur më herët në ekip. Në këtë formë ata zgjodhën që të kishin në ekip një rikthim të rëndësishëm. Pikërisht Ertit Berisha I cili dhe karrierën e tij e ka nisur në këtë ekip.

Shërbimi I bërë në klub, shpërblehet Ertit Berisha
Shërbimi I bërë në klub, shpërblehet Ertit Berisha

Mirëpo në sfidën europiane ai tregoi më së miri për formën e tij dhe dëshmoi se ishte një pikë e rëndësishme për rikthim në ekip. Loja e cila u zgjat në kohën shtesë ai shërbeu duke pritur një penallti. Por, ajo që e bën të vecantë është dhe ekzekutimi I saktë I saj nga pika e 11 metërisht. Pikërisht, një gjuajtje e cila e vendosi ekipin e tij në radhët e fituesve. Haken e cila e kishte kontraktuar me një qëndrim deri në këtë sezon. Ka zgjedhur që të shpërblejë lojtarin me një kontratë të vlefshme deri në 2027. Reagimi I Berishës ka qenë gjithashtu falenderues I cili e ka pranuar dhe e ka vlerësuar këtë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.