Akademia e Real Madrid, miniera e fshehtë e klubit spanjoll

Akademia e Real Madrid, miniera e fshehtë e klubit spanjoll

Real Madrid është një ndër klubet i cili me akademinë e të rrinjëve të tyre është duke gjeneruar të ardhura të vazhdueshme. Skuadra spanjolle ka mundur që të sigurojë një shumë prej 24.5 milion euro nga kalmiet që ka pasur në këtë sezon. Kjo e shnderon akademinë e tyre në një minierë të rëndësishme për klubin i cili arrin të spikasë dhe të promovojë lojtarët e saj në formën më të mirë. Edhe pse në këtë sezon shumë prej lojtarëve të saj në ekipin e parë kanë qenë të pasigurt. Klubi ka mundur të përfitojë nga shitja e lojtarëve të saj nga akademia.

Me gjashtë kalime të përhershme në këtë sezon e bën akademinë e cila ka mundur të sigurojë më shumë kontrata. Disa prej tyre janë bërë pjesë e La Ligës dhe shumë të tjerë në klube europiane. Një prej tyre është Victor Munoz i cili është sulmues krahu ai ka mundur të sigurojë një kontratë me vlerë prej 5 milion euro me Osasunën. Të njejtin fat ka pasur dhe Rafael Obrador i cili është mbrojtës i majtë ku është bashkuar me një vlerë prej 5 milion eruo me Benficen.

Akademia e Real Madrid, miniera e fshehtë e klubit spanjoll
Akademia e Real Madrid, miniera e fshehtë e klubit spanjoll

Enriquez është blerë nga Alaves me një vlerë prej 3 milion euro. Lojtari duke qenë pjesë e ekipit të parë ka qenë nën urdhërat e Ancelotti por nuk ka mundur të debutojë në skuadër. Mbrojtësi qëndror, Ramon ka mundur të sigurojë një kontratë jashtë spanjës në Serinë A. Comi ka mundur të sigurojë shërbimin e tij për një shumë prej 2.5 milion euro. Janë pikërisht këto disa prej marveshjeve që ka mundur të sigurojë akademia për disa prej yjeve të saj.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.