Lionel Messi ende nuk është vendosur në zgjidhjen e tij për vazhdimin e kontratës. Është pikërisht një kontratë e cila sapo është propozuar për të dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim prej lojtarit. Qëndrimi i tij në Inter Miami nuk është i sigurt dhe MLS duket se do të humbë një prej yjeve të saj në debutimin e këtij sezoni.
Janë disa media që aludojnë në lidhje me këtë kontratë e cila do të varet nga numëri i viteve që lojtari është shprehur i gatshëm për të nënshkruar. Është klubi i Floridës i cili është duke kërkuar dhe duke ofruar një mundësi më fleksibël për lojtarin. Ata kanë sjellë në tavolinë mundësinë që ai të zgjedhë vetë se sa do të jetë koha që do të angazhohet në këtë qëndrim. Lojtari argjentinas do të ketë mundësinë që të zgjedhë sezon pas sezoni nëse do të pranojë të qëndrojë në ekip apo jo.

Është pikërisht një lëvizje e cila është ndjekur dhe më herët nga klubi duke lejuar Messin që të jetë ai që vendos në lidhje me të ardhmen e tij. Një marveshje e cila do të vendosë Messin në një projekt të rri të rëndësishëm.
Me Kupën e Botës që zhvillohet në këtë sezon duket se do të ketë një qëndrim të tij në ekip. Messi mund te shërbejë si një opsion mjaft i mirë për ekipin që të ketë një rritje dhe një potencial mjaft strategjik në marketimin e skuadrës.
Qëllimi i klubit është që ai të bashkohet me ta deri në 2028. Një opsion që e lidh më gjatë dhe do e bëjë shumë më të sigurt këtë qëndrim. Por, vetë lojtari ende nuk e ka një përgjigje për këtë propozim.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.