Gianluigi Donnarumma është gjithënjë e më shumë I kërcënuar sa I përket të ardhmes së tij. Portiere I PSG duket se nuk e ka të qartë situatën e tij sa I përket qëndrimit në PSG. Ka qenë fillimisht një kërkesë e tij e cila kishte të bënte me pagesën e lojtarit dhe tashmë është shndëruar në një situatë kërcënuese për të ardhmen e tij. Deri më tani asgjë nuk është qartësuar ndërsa klubi parizien është duke pritur oferta të ndryshme sa I përket të ardhmes së tij.
Donnarumma ende nuk ka mundur të arrijë një marveshje, dhe pse I konsideruar si një hallkë kyce në ekip. Skuadra kampione e europës në këtë sezon ka nisur në krahun tjetër lëvizjne e saj. Ata janë duke pritur për oferta të ndryshme që mund të vijnë ndaj lojtarit. Kryesisht dhe pse është përfolur për një kalim të mundshëm të tij në Itali. Janë pikërisht dy klubet angleze që mund të sjellin në tavolinë një ofertë për shërbimin e tij.

Manchester City dhe Manchester United janë pikërisht dy klubet që kanë pasur interesin real për afrimin e tij. Në të kundërt ai është kërcënuar se stoli I rezervave do të jetë e ardhmja e tij në këtë sezon. Pikërisht dhe pse dihet ndikimi I tij në lojë dhe siguria që ka dhënë për gjatë në zhvillimin e saj. Kjo nuk e ka stepur aspak klubin që të jetë I binudr në veprim. Oferta të cilat nuk janë të pranishme në tavolinë e bëjnë që e ardhmja e Donnarummës të mos jetë shumë më e sigurt. Ndërsa PSG të jetë në kërkim të një zvendësi të denjë të tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.