Ekipi I kuq I Londrës është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimin e një qendërmbrojtësi. Ata janë duke e konsideruar cdo lojtar të rri dhe premtues si një mundësi. Ndaj dhe detyra e tyre është të venë në lëvizje të gjithë strukturën për një njohje të tillë. Sipas mediave deri më tani ata janë duke vlerësuar afrimin e Giovanni Leoni, lojtar I Parmës. Po ashtu në këtë listë përfshihet dhe Marc Guehi I Crystal Palace.
Ajo që bie në sy në këto dy emra të paraqitur është mosha e re e tyre. Leoni I cili luan për Parmën ka vetëm 18 vjec dhe është transferuar atje nga Sampdoria. Kalimi I tij është vlerësuar me shumën prej 20 milion euro. Ai është shndëruar në objektiv jo vetëm të Liverpool por në kërkim të tij janë vendosur gjithashtu dhe skuadra të tjera angleze. Por, shihet se Parma kërkon që qëndrimin e tij ta bëjë të shtrirë në kohë. Kjo e ka vlerësuar të gjithë situatën dhe është në kërkim të një tjetër emri.

Lojtari I Crystal Palace shihet si një objektiv I cili është shumë më I lehtë. Emëri I tij është lakuar për një largim nga klubi I Palace dhe kjo mund ta bëjë shumë më të thjeshtë këtë transferim. Cmimi mendohet se do të jetë një hallkë e cila mund të vështirësojë këtë kalim. Crystal Palace mund të kërkojë më shumë për shërbimin e tij. Dhe kjo mund të sjellë apriori një ngërc në transferimin e tij. Pavarësisht se Liverpool vazhdimisht është duke vlerësuar opsione të ndryshme në qendërmbrojtje.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.