Juventus me një javë tepër të vështirë, kërkon që të harrojë këtë pengesë, nga ku për një javë ata dhanë lamtumirën me dy prej kompeticioneve që merrnin pjesë, fillimisht për ta erdhi eleminimi nga Champions League. Një humbje me PSV I pa ata që të ishin jashtë kompeticionit dhe më tej në vazhdim një humbje me Emploin në Kupën e Italisë I la ata jashtë duke shkuar më tej përsëri në një disfatë.
Tashmë me vetëm një objektiv për ekipin italian, ata kanë drejtuar sytë drejt Serisë A. Thiago Motta e ka cilësuar përballjen e ardhshme në kampionat si të rëndësishme duke qenë se tashmë janë në vendin e katërt në kampionat duke kërkuar për të vazhduar më tej në këtë sfidë. Drejtuesi e sheh të nevojshme që të ketë një riaktivizim të ekipit dhe një prurje të re e cila do e ndihmojë që të krijojnë kështu më shumë besim në të ardhmen në vazhdimin e kampionatit.
Pierre Kalulu, shihet si një ndër faktorët më të rëndësishëm për momentin që mund të shërbejë si një rindezje për ata pas këtyre dy disfatave të mëdha. Mbrojtësi francez kaloi një periudhë të vështirë pas një dëmtimi, ku ju nënshtrua një operacioni. Rikthi I tij është brenda periudhës të parashikuar për rikuperim por do të shihet nëse është e mundur një angazhim I tij në një ndeshje të rëndësishme si ajo e Veronës. Një angazhim I cili do të shihet nëse do të jetë pjesë e seancës stërvitore apo do të ketë vendin e tij në stol. Një dëmtim mesa duket që e ka lënë jashtë loje mbrojtësin I cili konsiderohet si një pjesë thelbësore e ekipit ku do të ketë mbështetjen e duhur të ekipit për vazhdimin e rikuperimit deri sa të jetë I aftë për lojën.