Xabi Alonso i cili ka marrë drejtimin e Real Madrid është përballë një situate ku nga klubi ka pasur një rrjedhje të madhe. Pikërisht dy figura thelbësore janë larguar nga klubi për të shërbyer më tej si një mungesë. Mesfusha pas largimit të Toni Kroos dhe Luka Modric është shumë më e cënueshme. Ndaj dhe në drejtimin e skuadrës është e rëndësishme që të sillet në ekip fryma e kërkuar.
Alonso duket se ka bërë një zgjedhje dhe për këtë përmirësim pritet të shërbejë Alexis Mac Allister. Argjentinasi i Liverpool është shnderuar si një opsion tepër i duhur për të qenë zvendësi ideal. Profili i tij konsiderohet se përshtatet më së miri dhe do të jetë pikërisht opsioni më i mirë në këtë afrim.

Mesa duket nuk janë në të njejtat frekuenca duke qenë se më herët Perez e ka konsideruar ai opsion që ekipi është plotësuar. Kjo e ka vendosur se nuk mund të ketë afrime të tjera në këtë sezon. Por, planifikimet e afrimeve ndryshojnë kur bëhët fjalë për një ekip i cili pritet të jetë shumë më i plotë.
Edhe pse me emra të rëndësishëm në këtë sezon kalimesh ata janë duke hedhur një tjetër hap që sjell në ekip një figurë të rëndësishme. Argjentinasi edhe pse ka një kontratë me Liverpool e cila është deri në 2028. 100 milion euro duket se është një shifër e cila mund të ndikojë në këtë afrim. Liverpool do të duhet të ndërmarrë lëvizjen e saj sipas ofertës e cila mund të mbrijë. Dhe pse më herët ata nuk e kanë përfshirë në asnjë listë largimi lojtarin.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.