Chelsea me suksesin e cila korri këtë vit në Kupën e Botës për Klube është duke dituar një ndryshim në formacionin e këtij sezoni. Pikërisht një dëmtim I minutave të fundit të qendërmbrojtësit të saj që e vendos jashtë fushe për një periudhë të gjatë e shtyn që të mendojë një zvendësim. Ishte një tërheqje në ligament që e vendos jashtë fushe për një periudhë të gjatë kohe. Në këtë mënyrë do të duhet të vijë dhe një lëvizje për zvendësimin e tij.
Të vendosur përballë këtij fakti janë drejtues të ekipit që e cilësojnë si të duhur zvendësimin e tij me Ronald Araujo. Lojtari I Barcelonës është vlerësuar si një zvendësim I denjë në këtë pozitë. Araujo I cili ka kaluar tepër ulje ngritje gjatë këtij sezoni tashmë mund të ketë një ofertë për të qenë larg katalanasve. Me një paqëndrueshmëri të treguar ai ka vendosur të ardhmen e tij në pikëpyetje. Kjo pasi nuk ka pasur dhe besimin e duhur të trajnerit në këtë sezon që është duke ardhur.

26 vjecari duket se me një projeket më të sigurt mund të bëjë zgjedhjen e tij jashtë La Ligës. Por, ende nuk është vendosur si një lëvizje e qartë duke qenë se më herët ai është shprehur për dëshirën e tij të qëndrimit në Barcelona. Edhe pse në listën që ata janë duke synuar për shitje emëri I tij gjendet atje. Një ofertë prej 50 milion euro pritet të jetë ajo që do e bëjë për vete Barcelonën në këtë transferim.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.