Cdo vit bota e futbollit përballet me një ndër edicionet me të rëndësishme. Topi i Artë bën të dukshme lojën individuale të lojtarëve duke i vlerësuar me cmimin prestigjoz. Shoqëruar me një shoë të vërtetë dhe fjalime të ndryshme që tregojnë më shumë për rrugëtimin e të gjithë futbollistëve. Por, është pikërisht dhe pyetja që lind më shpesh nëse në këtë ceremoni fituesi, arrin të shpërblehet dhe me një shumë monetare.
Organziatorët e kanë qartësuar një pyetje të tillë duke vënë në djeni se nuk ka asnjë cmim monetar që shoqëron të gjithë titujt e dhënë në këtë kompeticion. Fituesi i këtij kompëticioni arrin të marrë vetëm trofeun. I cili është një top i veshur me ar, vendosur mbi një bazë. Vlera e të cilës është e kufizuar dhe e përllogaritshme.

Mesa duket fitimi i këtij trofeu sjell të mira për të gjithë lojtarët por vetëm në mënyrë indirekte. Shumica e kontratave që futbollistët arrijnë të finalizojnë përfshijnë klauzola dhe bonuse në rast se ata mund të shpallen fitues të këtij kompeticioni. Bonuse të cilat bëhën aktive nëse ata mund të shpallen fitues të cmimëve prestigjoze individuale.
Po ashtu ndikon dhe rritja e imazhit dhe ndikimi global që mund të sjellë vendosja e tyre në një pozitë të tillë. Kjo i bën klubet që të përkethejnë më shumë të ardhura të cilat vijnë si shkaj i reklamave që ata mund të sigurojnë. Sponsor të rrinj që janë të gatshëm të paguajnë. Pra dhe pse jo me një cek disa milionësh në mënyrë indirekte sjell një fitim më gjithëpërfshirës për lojtarin.



