Ademola Lookman me një aprovim për kalimin në Inter

Ademola Lookman me një aprovim për kalimin në Inter

Inter është I gatshëm për të nënshkruar pas një aprovimi që ka ardhur nga Ademola Lookman. Sulmuesi nigerian I Atalantës është vendosur shpesh në qendër të vëmëndjes sa I përket një transferimi të mundshëm të tij. Interes për të është ngjallur dhe në klubin zikaltër ku kanë kërkuar që të sigurojnë shërbimin e lojtarit.

Bisedimet e drejtuesve të klubit kanë nisur dhe duket se kanë shkuar në rrugën e mbarë. Është pikërisht kërkesa e tyre e cila ka sjellë një ofertë sa I përket afrimit të lojtarit. Inter është duke ofruar për shërbimin e tij një shumë prej 40 milion euro. Por, në krahun tjetër është pikërisht Atalanta e cila për sulmuesin e saj ka një kërkesë prej 50 milion euro.

Ademola Lookman me një aprovim për kalimin në Inter
Ademola Lookman me një aprovim për kalimin në Inter

Mediat e ndryshme italiane hedhin dritë se Lookman ka dhënë një aprovim për kalimin e tij dhe duket se do të jetë një realizim që mund të kryhet. Tashmë, do të duhet të sigurohet vetëm aprovimi I ekipit I cili do të duhet të pranojë një ofertë për lojtarin.

Klubi ende nuk e ka bërë të qartë këtë por në ditët në vijim pritet të jenë të rëndësishme për këtë sigurim që kërkon Inter në ekip. Përforcimi në sulm vjen pas një sezoni shumë intensiv për Inter dhe një konkurencë më e lartë në ekip është e nevojshme.

Ndryshimi në sulm me një loktar si Lookman, tepër sulmues dhe fleksibël pritet të jetë I duhuri në ekipin italian. Vetëm do të duhet një aprovim për ofertën e klubit.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.