Inter është rikthyer kërkesës së tyre për të siguruar shërbimin e Ademola Lookman. Pikërisht mund të jetë ky një nder momentet decizive për të finalizuar këtë kalim të rëndësishëm. Janë pikërisht drejtuesit që janë vendosur në një hark të gjerë bisedash për të siguruar këtë shërbim. Tashmë, zikaltërot janë duke u afruar në një nder objektivat më të rëndësishëm. Qëllimi i tyre është të sjellin në ekip një prej elementëve që është cilësuar si i nevojshëm nga Chivu. Strategjia e tyre pritet të jetë pikërisht një oferte shumë më e lartë për të siguruar këtë shërbim.
Inter i cili është duke kërkuar me ngulm që të sjellë një ekip shumë më konkurues në këtë sezon që pritet të vijë është duke bërë një ofertë shumë herë më të majme. 43 milion euro është pikërisht ajo që është vendosur nga drejtuesit e klubit dhe përfshihen gjithashtu dhe 2 milion euro bonuse. Por, dhe pse i konsideruar nga klubi zikaltër si një ofertë tunduese është shumë larg asaj që është duke kërkuar Atalanta. Klubi ka një kërkesë prej 50 milion euro shuma që ata janë duke synuar për ta lënë yllin e tyre të lirë.

Bindja e tyre është se lojtari ka një vlerë të përcaktuar dhe nuk janë aspak të hapur për një ofertë që mund të jetë më pak se shuma që ata kërkojnë. Edhe psë lojtari është vendosur në planin e shumë ekipeve në këtë sezon. Një lëvizje e brendshme në Serinë A mund të jetë pikërisht lëvizja që e kanë menduar shumë klube. Por shuma e lartë e tij mbetet një problem dhe për vetë Inter.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.