Michael Bradley arriti të vendosë një tjetër standart në fushën e lojës, tekniku I cili aktivizohet në MLS, ka zgjedhur që të aktivizojë në një ndeshje të vetme tre lojtarë nën 18 vjec. Kështu ai shndërohet I pari në këtë kampionat I cili shkruan historinë në kampionatin amerikan. Pjesë e kësaj liste ishte dhe futbollisti me origjinë shqiptare Adri Mehmeti.
16 vjecari shqiptar është bashkuar në lojë së bashku me dy lojtarë të tjerë. Julian Hall së bashku me Mehmetin arritën të ishin kontribues në ndeshje duke sjellë kështu dy gola të shënuar. Talentët e rrinj falë një kombinimi mjaft të mirë në fushën e lojës arritën të sillnin kontributin e tyre për ekipin.

Mehmeti është një prej lojtarëve I cili ka treguar mjaft qetësi në menaxhimin e topit, cka e bën një lojtar mjaft të vecantë kjo përshkak dhe të moshës së tij të re. ai ka pasur një rol mjaft vendimtar në lojë duke regjistruar kështu dhe asistin e tij të parë në kampionat. lojtari së bashku me Hall dhe Mattheë Dost Santos ishin lojtarët të cilët nën moshën 18 vjecare janë aktivizuar në një ndeshje.
Lojtari shqiptr angazhihet si mesfushor qëndror, ai është konsideruar si një nga lojtarët I cili ka mjaft hapësirë për zhvillim në të ardhmen. Më herët ai ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare U15, ndërsa sot aktivizohet në SHBA U15.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.