Barcelona ka që në fillim të kërij sezoni që është duke kërkuar për një sulmues të majtë. Pikërisht, drejtori i saj sportiv është duke synuar që të afrojë në ekip një sulmues të majtë duke qenë mëse e nevojshme për ekipin.
Më herët ka qenë Raphina i cili e ka ushtruar këtë rol në ekip, por me një paqartësi në lidhje me të ardhmen e tij. Është tepër e nevojshme që të shihet opsioni i një zvendësimi të mundshëm.
Kërkesa e saj ka qenë dhe Luis Diaz dhe Nico Williams për shumë kohë. Por, e gjitha kjo ka mbetur në kuadrin e thashethemeve. Duke qenë se ekipi nuk ka mundur që ta kalojë kufirin e pagave, cka e shndëron të pamundur këtë lëvizje. Pavarësisht situatës financiare e cila lidhet dhe me një propozim të tyre për të shitur ulëset VIP 100 milion euro. Blerjet në ekipi do të ndodhin duke synuar përforcimin e tij.

Tashmë, mendohet se në ekip po kërkohet të afrohet ylli i Atalantës Ademola Lookman. Vendimi i tij është që të largohet nga italia në këtë verë. Vlera e tij pritet të jetë mes 60 milion eurove dhe 65. 27 vjecari me një formë tepër të mirë ka pasur një seri kërkesash të ndryshme. Kryesisht janë ekipet angleze që e kërkojnë në mesin e tyre. Por jo vetem, pas vlerës së tij Ateltico Madrid ka shprehur interesin për të qëndruar në këtë blerje.
Barcelona e sheh si mundësinë më të mirë sa i përket sulmit në krahu e majtë. Bisedimet mëndohet të jenë intensive për këtë afrim tepër të rëndësishëm.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.