Al Hilal ka ndërmarrë një ofertë ndaj një tjetër ylli të Serisë A. Këtë herë ata janë në kërkim të The Hernandez. Tashmë ata janë të iteresuar për të nënshkruar me mbrojtësin e Milan për të sjellë një tjetër yll në ekipin e tyre. Kjo lëvizje e tyre vjen fill pas marrjes si drejtues teknik të Simone Inzaghit. Mediat raportojnë se tashmë ato ofrojnë 27 milion euro për Theo Hernandez.
Milan në anën tjetër nuk është se është stepur nga një ofertë e tillë. Ata thjeshtë janë duke kërkuar një shumë e cila është më e lartë. Kuqezinjtë kanë kërkuar që oferta të jetë 30 milion euro dhe të përfshihet gjithashtu dhe një shumë prej pesë milion eruosh në formë bonusi për Hernandez. Mirëpo nuk do të mjaftojë vetëm dakortësimi me ekipin pasi që do të jetë Hernandez I cili do të vendosë.

Transferim I cili pritet të zhvillohet pasi të mabrojë Kupa e Botës për Klube, pasi më herët marveshja për 27 vjecarin dështoi. Milan duket se do të realziojë një shitje në këtë verë, Hernandez u bashkua me ta në 2019. Kalim I cili erdhi nga Real Madrid, ku kushtoi 20 milion eruo. Më herët ai kishte shprehur dëshirën për largim, por nuk dihet nëse do të jetë I gatshëm për të qëndruar larg europës. Deri më tani Atletico ishte një mundësi për të, por kjo nuk është pritur aspak mirë nga mbështetësit e ekipit. Pasi ai është cilësuar si tradhëtar pas bashkimit me Real Madrid.