Al Hilal në Kupën e Botës për Klube do të ndajë të njëjtin grup me Real Madrid. Kështu që ekipi është duke përgatitur një lëvizje të rëndësishme për të arritur objektivat e këtij kompeticioni. Ata janë në një rrugëtim për të përgatitur një lëvizje të rëndësishme për këtë sezon.
Klubi saudit nuk kërkon thjesht të sjellë një ndryshim në lëvizjet që do të kryejë por pa dyshim që të kenë ndikimin pozitiv në ekip. Mesa duket lëvizja pritet të jetë me drejtuesin teknik. Ata janë duke përgatitur një ofertë për Simone Inzaghi duke sjellë italianin i cili në këtë sezon ka pasur suksesin e padiskutueshëm.
Jorge Jesus tashmë është shkarkuar prej ekipit duke hapur rrugën për drejtuesin e rri. Ende nuk ka një konfirmim por besimi i tyre është se një ofertë e majme mund ta mbajë shumë më të afërt këtë finalizim të rëndësishëm. E gjithë energjia e tyre është zhvendosur në finalizimin e këtij transferimi duke sjellë kështu një mundësi për afrim që do të ndryshojë synimet e ekipit.

Tashmë pas largimit të Neymar ata nuk kanë pjesë të ekipit emëra të mëdhenj të futbollit. Kjo e shtyn më shumë ekipin që të bëjë lëvizje tepër të rëndësishme sa i përket emërave të mëdhenj në fushën e blertë. Bruno Fernandes dhe Osimhena janë pikërisht objektivat e rrinj të ekipit arab. Për mesfushorin e Manchester United është ofruar një pagesë e majme e cila mund të cilësohet si një shtytje më tej në zgjedhjen që do të duhet ndërmarë. Për nigerianin synohet që përmes ofertës të synojmë afrimin e tij.