Kalimet në Arabinë Saudite tashmë janë bërë të shpeshta, janë ofertat e tyre të majme që cojnë lojtarë në Lindjen e Mesme. Kërkesa e tyre është kryesisht për yjet e fushës që do të shndëronin ekipet përkaëse dhe do të sillnin më shumë njohje për ta në fushë të gjerë. Janë pikërisht këto arsye që sjellin dhe largime të shumë yjeve në Lindje.
Tashmë, Al Hilal I cili më herët kishte bërë të ditur se do të ketë kalime të rëndësishme, ka bërë të ditur se kanë zhvilluar bisedime me Vinicius Junior. Ka të bëjë me një ofertë e cila ka ardhur për lojtarin e Los Blancos për një kalim të mundshëm. Ai, është vendosur përballë faktit se mund të ketë një rinovim të kontratës së tij në këtë periudhë me Real Madrid.

24 vjecari ka një kontratë e cila është e vlefshme deri në 2027, por shpesh kanë qarkulluar zëra se do të vijnë me një kontratë të re për të. Al Hilal në bisedime është treguar e gatshme që të paguajë cdo lloj shume për transferimin e lojtarit. Ata do të jenë të gatshëm të sjellin në tavolinë si një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro po ashtu dhe një tarifë e cila është 300 deri në 400 milion.
Në këtë pozitë Vinicius është ai që do të duhet të japë sinjalin në këtë afrim. Më herët ata mund të siguronin dhe shërbimin e Simone Inzaghi duke e shndëruar kështu si trajnerin më të paguar.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.