Edhe më herët është bërë e ditur se Al Nassr me sigurimin e nënshkrimit të Cristiano Ronaldo dhe me një ekip drejtues teknik të rri është duke siguruar prurje të reja. Skuadra arabe ka si qëllim që në brendësi të saj të ketë një seri lojtarësh që janë të gatshëm për të shërbyer në këtë kampionat. Synimi I tyre mbetet një titull është pikërisht një qëllim I njejtë dhe I Cristiano I cili ende nuk e ka fituar një të tillë në këtë angazhim.
Tashmë, Jorge Jesus në krye të skuadrës është duke kërkuar që të sjellë në ekip një tjetër lojtar. Pra ai ka si qëllim që të bashkohë Ronaldo me bashkëkombasin e tij Bruno Fernandes. Kapiteni I Manchester United është vendosur nën lupën e tyre për ta pasur si një përforcim të rëndësishëm në këtë sezon kalimesh. Një lëvizje e cila është marrë që në mbarim të këtij sezoni dhe Fernandes ka treguar një qëndrueshmëri si kapiten I një ekipi që nuk ka kaluar periudhën më të mirë.

Por, tashmë me Ronaldo I cili ka një rol aktiv në këtë transferim gjërat mund të shkojnë ndryshe në këtë afrim. Është pikërisht premtimi I një oferte të majme që Al Nassr e ka treguar dhe më herët se nuk kanë asnjë kufizim sa I përket këtyre transferimeve. Por, ajo që shihet si e vështirë në këtë transferim është pikërisht pengesa që mund të hasin me Manchester I cili nuk ka ka ndërmend ta lëshojë kapitenin. Amorim në krahun tejtër besohet se I ka falur besimin dhe në këtë sezon lojtarit.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.