Alaba, vlerëson Mbappe si lojtarin më të mirë në botë

Alaba, vlerëson Mbappe si lojtarin më të mirë në botë

Kylian Mbappe ka mundur të sigurojë një fitore mjaft të rëndësishme në Kazakistan kundër Kairat. Sulmuesi francez në këtë sfidë arriti të tregojë një formë mjaft të mirë duke shërbyer kështu me një tripletë spektakolare. Një fitore që e vendos shumë më të sigurt Real në këtë fazë të Champions League. Alaba, nuk ka lënë pa vlerësuar maksimalisht shokun e tij të ekipit në këtë performancë të mirë të siguruar.

Mbrojtësi i cili në këtë ndeshje është rikthyer si titullar në këtë sezon. Ai luajti për 90 minuta, kohë e cila u besua për të pas një viti që nuk shihej në formën e përshtatshme për të shërbyer në ekip. Deklarata e tij e dhënë për mediat bëri përshtypje një vlerësin që ai kishte për një prej lojtarëve të skuadrës. Ku përfshihej dhe një vleresim i të gjithë lojës në ekip. Ndër të tjera ai vlerësoi maksimalisht Mbappe i cili sipas tij është një ndër lojtarët më të mirë në botë.

Alaba, vlerëson Mbappe si lojtarin më të mirë në botë
Alaba, vlerëson Mbappe si lojtarin më të mirë në botë

Alaba, e cilëosi si një prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuader por jo vetëm. Sipas tij është njëherësh dhe një prej lojtarëve më të mirë në botë. Rëndësia e tij nuk është vetëm në fushë sipas Alabës. Por, një rol mjaft të rëndësishëm francezi ka dhe jashtë fushe ku shërben për një motivim dhe mbështetje të vazhdueshme të skuadrës.

Njëheresh ai foli dhe për rikthimin e tij në fushë pas një periudhe të gjatë. Duke e konsideruar si një periudhë të plotë rikuperimi, tashmë do të jetë i gatshëm që të japë kontributin e tij në ekip.