Albian Hajdari ka nënshkruar me West Ham United, mbrojtësi Kosovar tashmë do të jetë pjesë e Premier Ligës. Forma e tij në Lugano dhe kontributi I madh në ekip I jep mundësinë që të jetë në një ndër kampionatet më elitarë në botë. Janë mediat ato që raportuan fillimisht interesin që kishte pasur klubi londinez. Zgjedhja e tyre për një repart defensive shumë më të fortë në këtë sezon ka qenë, Hajdari.
Marveshja personale për kalimin e tij në West Ham është arritur ndërsa tashmë janë duke u ndërmarrë dhe marveshja mes klubeve. Të dy klubet duket se kanë arritur një dakortësim për të finalizuar këtë kalim. Klauzola e tij e lirimit prej Luganos është 5 milion euro. Shumë e cila ende nuk është aktivizuar por nuk mund të përbëjë një problem për United.

Nuk ka qenë vetëm West Ham I interesuar për të marrë shërbimin e tij. Por në të njejtën kohë janë interesuar për të qenë pjesë dhe e Bundesligës. Janë pikërisht dy ekipe si Bayern Leverkusen dhe Werder Bermen që kanë shprehur interesin për lojtarin. Ka qenë pikërisht një formë mjaft e mirë në këtë sezon dhe në përfaqësimin e tij në Kombëtaren Zviceriane.
Me një kërkesë nga klube të rëndësishme europiane ai duket se është në një rrugëtim mjaft të mirë në karrierën e tij. Deri më tani duket se West Ham është ekipi që do të përfitojë shërbimin e tij. Por, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për kalimin. Gjithësesi, hapi I tij do të jetë tepër I rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm si futbollist.