Angazhimi I Albion Rrahmanit në Sparta Praga sërisht e ka vendosur lojtarin në një pozitë mjaft të favorshme. Skuadra e tij ka vazhduar në vazhdën e rezultateve positive duke siguruar më tej kështu një triumph në vazhdim ndaj Pardubices. Një ndeshje e cila ishte e vlefshme për javën e tretë në kampionatin cek. Përsëri ndikues në këtë fitore ishte Rrahmani I cili ka kaluar në skuadra ceke.
Rrahmani ishte ai I cili shënoi I pari në këtë sfidë duke thyer akullin. Pikërisht një fitore e cila e vendos skuadrën shumë më të favorizuar për të siguruar më tej një seri fitoresh. Në minutat shtesë të pjesës së parë Rrahmani arriti të gjente golin dhe e coi në epërsi Sparta Pragën. Nuk ishte thjeshtë një gol duke qenë se gjatë zhvillimit të ndeshjes ai pati një formë mjaft të mirë. Pikërisht formë që e vendos në mesin e më të mirëve.

Janë pikërisht statistikat që tregojnë për një formë mjaft të mirë të tij. Lojë e cila tregoi dhe një herë formën e tij ku pati mundësi që të siguronte një seri prej 18 pasimesh. Tre prej të cilave ishin kyce në këtë zhvillim. Ishin gjithashtu dhe pesë duele që ai arriti të ishte triumfues duke sjellë një formë mjaft të mirë në të gjithë kompleksitetin e lojës. Në tre ndeshje të zhvilluara ai ka mundur të sigurojë kështu golin e dytë. 24 vjecari në këtë formë superior është duke u renditur mjaft mirë në prezantimin e tij. Mesa duket ai është duke gjetur veten në formën më të mirë në ekipin cek.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.