Afati kalimtar I verës ende nuk ka mbaruar dhe kjo mund të ndryshojë fatin e Albion Rrahmanit. Sulmuesi me origjinë Kosovar mund të ndryshojë ambjentin e tij në fund të këtij kalimi dhe kjo ende nuk është konfirmuar. Ai mund të pasojë serinë e lojtarëve të tjerë europiane që janë bërë pjesë e lëvizjes gjatë kësaj vere. Shumë prej të cilëve kanë zenë dhe peshën kryesore të këtyre kalimeve.
Mediat francize janë ato që kanë cekur emërin e Rrahmanit duke e konsideruar si një prej opsioneve që Lyon është duke e konsideruar si përforcim. Madje më tej ekipi francez ka shkuar më tej duke sjellë dhe një ofertë për shërbimin e tij. Gjashtë million euro ka qenë oferta që ata kanë sjellë në ekip. Por, më tej është ekipi I Sparta Pragës që është duke kërkuar tetë million eruo për shërbimin e tij.

Mesa duket negociatat mes klubeve janë duke vazhduar dhe mund të kemi një kalim suprizë në fund të këtij afati. Edhe pse mendohet se nuk do të ketë një ofertë ndryshe nga Lyon duke qenë se cilësohet se është një shumë monetare jo larg asaj që klubi cek është duke kërkuar. Interesimi për lojtarin është shtuar ndjeshëm duke qenë se ka pasur një formë mjaft të mirë. Është pikërisht seria e pesë golave që ai ka shënuar në shtatë ndeshjet e fundit. Por, kjo nuk është e vetme pasi që ai ka mundur të dëshmojë një performancë në një nivel mjaft të lartë gjatë debutimit të tij, duke u shndëruar në pikë kyce.