Albion Rrahmani vlera e tij rritet miliona euro

Albion Rrahmani mes formës së mirë merr dhe rritjen miliona euro

Vetëm fillimi I këtij sezoni të rri dhe Albion Rrahmani është duke treguar formën e tij më të mirë. Ndoshta është një ndër momentet më të mira në karrierën e tij që e vendosin në një tjetër stad lojtarin. 15 ndeshjet e para në kampionatin cek pjesë e Sparta Pragës e kanë vendosur lojtarin në mesin e më të mirëve. Sulmuesi ka mundur të sjellë formën më të mirë të tij dhe të dëshmojë një progress në rritje vazhdimisht.

Rrahmani ka qenë një makineri e vërtetë golash në këtë nisje sezoni ku ka bërë të mundur shënimin e tetë të tillëve. Po ashtu shërbimi I tij me serinë e golave e vendos lojtarin me një vlerë miliona euro më shumë.

Albion Rrahmani mes formës së mirë merr dhe rritjen miliona euro
Albion Rrahmani mes formës së mirë merr dhe rritjen miliona euro

Transfertmarket në përditësimin e vlerës së tij e ka treguar që ai ka një shtim të konsiderueshëm të saj. Prej pesë million euro që vlerësohej më herët shërbimi I tij. Tashmë është bërë e ditur se vlera e tij ka shkuar në tetë million euro. Duket se është pikërisht një ndër progreset që tregon se flaë punës mund të arrihen majat.

Vetëm pesë vite më herët ai ishte pjesë e Ligës së Dytë në Kosovë. Shërbimi I tij shkonte për Minatorin dhe Bashkimi. Por, Rrahmani në zhvillimin e tij ka treguar se është I aftë të ofrojë më shumë. 25 vjecari me një formë mjaft të mirë mund të arrijë më shumë në vlerën e tij. Falë performancës mund të shkojë në një vlerë e cila dhe mund të dyfishohet.