Jose Mourinho është duke ndërmarë disa vlerësime dhe përmirësime të rëndësishme në ekipin që është duke ndërtuar. Pjesë e Ligës Turke ai është duke shfrytëzuar disa njohje të tij dhe emërin e tij për të tërhequr kështu lojtarë të kalibrit europian në skuadër. Fenerbhace në këtë sezon është duke treguar se do të ndërtojë një ekip mjaft të rëndësishëm dhe kjo është vërjetur dhe në kërkesat e saj ndaj futbollistëve.
Klubi është duke bërë disa ndërhyrje që cilësohen si të guximshme dhe që mund të bëjnë një bujë sa I përket afrimeve. Tashmë, bëhët fjalë për një afrim të rëndësishëm që ata pritet të ndërmarin. Aleksis Sanchez I cili luan me Udineze në serinë A mund të jetë në një afrim të mundshëm. Situata e tij në klubin Italian nuk është fort e mirë. Lojtari në këtë sezon nuk ka pasur mjaftueshëm hapësirë në skuadër dhe ka qenë kjo kërkesa që ai ka pasur ndaj drejtuesit teknik.

Për shkak të një mardhënie të tensionuar atje ai mund t’I japë fund rrugëtimit të tij në Serinë A. Kjo e vendos dhe një herë në një mundësi të hapur sa I përket bashkimeve. Fenerbhace është e gatshme që të ofrojë një rrogë prej 4 milion euro në sezon për të siguruar shërbimin e tij. Nuk mendohet se do të jetë vetëm oferta ekonomike që do e bëjë për vete lojtarin. Pasi nën urdhërat e Mourinho ai pritet ta ketë më të thjeshtë. Pikërisht një prej drejtuesve që ka pasur eksperiencë më herët mund ta vendosë Sanches në ekipin turk.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.