Milan në këtë sezon është duke pasur një formë mjaft të mirë. Ekipi duket I vendosur në ndjekjen e kryesimit ndryshe nga sezoni I shkuar. Me vetëm një pikë diferencë të vendosur në vendin e tretë qëllimi I tyre tashmë është mjaft I qartë. Barazimi I fundit e vendosi në një pozitë jo shumë të sigurt skuadrën.
Allegri duket se ka gjetur rrugën e duhur të drejtimit duke sjellë kështu një përzgjedhje mjaft të mirë. I pyetur në lidhje me ecurinë, ai theksoi se është ende herët për të pasur një pasqyrë të qartë. Por, ekipi është duke bërë mirë dhe pse përballë ka pasur ndeshje mjaft të vështira. Reparti ofensiv I cili në sezonin e shkuar u has me një pengesë, duket se tashmë ka marrë një rigjenerim.

Ndër të tjera ai u ndal sa I përket formës së Rafael Leao dhe njëherësh në atë që ai pret prej Santiago Jimenez. Leao sipas tekikut ka të gjithë potencialin për të shënuar në këtë sezon nga 15 deri në 20 gola. Po ashtu ai lehtësisht mund të shndërohet një ndër lojtarët me më shumë ndikim në skuadrën kuqezi.
Jimenez I cili ende nuk ka mundur të shënojë në këtë sezon, është vendosur në një pozitë që nuk e ka favorizuar. Sipas teknikut, do të duhet koha e duhur që ai të gjejë më shumë hapësirën e duhur për të besuar në një ndryshim. Skuadra e cila në këtë sezon duket e ekuilibruar mund të shërbejë në formën më të mirë për objektivat e saj.


