Milani duket se në nisje të këtij sezoni është duke sjellë një formë më të qëndrueshme. Ata vijnë fill pas fitores së tyre në shtëpi me Bolonjën. Fitore e cila vjen si meritë e Luka Modric I cili vendosi dhe një rekord me këtë gol. 40 vjecari falë një formë mjaft të mirë arriti të ishte ndikues në këtë sfidë. Kalimi I tij ishte një suprizë që Milan arriti të sigurojë.
Tashmë, si një ekip I cili mendon se e ka kaluar vorbullën e tij dhe I riformuar kanë dhe objektivat e tyre. Massimilliano Allegri në komunikatën e tij zbuloi dhe një prej qëllimeve që do të ketë Milan në këtë sezon. Sipas drejtuesit teknik synimi I tyre për të arritur Champions League me cdo kush është një hap I rëndësishëm që ata do të duhet të ndërmarrin. Dhe pse pritet të mos jetë fort I thjeshtë duke qenë se ka një grup mjaft konkurues.

Edhe pse daljet ende nuk kanë sjellë një formë të caktuar ata e kanë bërë të ditur se kjo do të jetë lufta e tyre në këtë sezon. Ndër të tjera ai e vlerësoi dhe formën e Modric në ekip. Duke e cilësuar pikërisht si një lojtar të pjekur I cili ka qartësinë e duhur dhe arrin të realizojë si duhet lojë. Goli I shënuar është atributi I formës dhe konceptit të tij në lidhje me angazhimin në mesfushë. Deri më tani ai është bashkuar mjaft mirë me ekipin kuqezi.



