Xabi Alonso u largua ditën e djeshme zrtarisht nga Bayer Leverkusen. Trajneri spanjoll i ishte besuar drejtimi i klubit të Bundesligës perpara dy sezonesh. Duke e drejtuar në titullin kampion sezonin e shkuar, ai pati një histori suksesi në këtë detyre. Largimi i tij ndodhi duke kërkuar që të bëhët pjesë e një eksperience të rë duke kërkuar një tjetër përvojë.
Pritet që ai tashmë të marrë zyrtarisht drejtimin e Real Madrid. Aktualisht është ndër emërat më të përfolur për këtë transfertë dhe zvendësi i duhur i Ancelottit. Bashkimi i tij me ekipin e La Ligës pritet që të sjellë me vete dhe tre antarë të stafit. Me të në këtë transferim do të jetë ndihmëstrajneri Sebastian Parilla, trajneri fizik Ismael Camenforte-Lopez dhe ndihmësi i trajnerit fizik Alberto Encinas.
Një lajm i rëndësishëm që po qarkullon në media, ende i pa konfirmuar ka të bëjë me rregullat e transferimit. Transferimet sipas marveshjes që mund të arrihen nuk do të varen prej Alonso. Por, do të jetë pikërisht klubi ai që do të vendosë në lidhje me to.

Një strukturë që vendos një autoritet të Alonso shumë më të ulët sa i përket kontrollit të transferimeve. Por, roli i tij nuk do të jetë kaq i cunguar. Duke qenë se do të ketë liri të plotë në shprehejn e kërkesës në lidhje me përforcimet që kërkon në ekip. E vetmja pengesë mendohet se do të jetë autonimia në këtë lëvizje. Klubi zgjedh këtë mënyrë për ta pasur shumë më të kontrolluar të gjithë porcesin. Transferimi shihet si një pjesë e rëndësishme e funksionimit të rregullt.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.