Carlo Ancelotti u largua nga Real Madrid, tashmë drejtimin mendohet se do e marrë Xabi Alonso. Spanjolli ende nuk është konfirmuar por mesa duket levizja e tij ka nisur për të bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme. Fillimisht, ai e sheh të mundur nisjen e një serir transferimesh për të afruar të nevojshmit në ekip.
Profili i tij dhe eksperienca e mëhershme dikton një mundësi ku ai do të shkëlqejë për të arritur më të mirën në drejtimin e Los Blancos. Kërkesa e tij ndaj drejtuesve është afrimi i një nëntëshi klasik. Ante Budimir është një ndër emërat që përflitet më shumë lër këtë afrim të mundshëm. Ai shihet si opsioni i preferuar për të qenë në rolin e një nëntëshi klasik. Padyshim roli i tij i organizimit dhe talenti i tij në fushën e lojës e diferencojnë në këtë pozicion.

Kroati i cili luan për Osasunën duket se ka pasur një sezon të mirë. Ai ka spikatur në lojën e tij duke u shndëruar kështu në një emër të lakuar për t’u bashkuar në disa prej klubeve më të mëdha. Përvoja e tij, efektiviteti në zonën e 11 metrësisht e shnderojnë atë në një prej lojtarëve të cilin Alonso interesohet.
Pikërisht 24 golat e tij në këtë szon e shndërojnë atë në një prej më të kërkuarve. Instikti i tij i shënimit është një tjetër virtyt i cili vlerësohet së tepërmi prej klubit mbretëror. Mesa duket afrimet e reja në ekip nuk synojnë vetëm mbrojtjen. Por, qëllimi tashmë është përmirësimi në tërësi i ekipit. Mbrojtja duket e përforcuar me prurjet e reja. Me këto afrime pritet dhe një sulm i cili do të jetë shumë më dinamik.