Alonso flet për një rikthim të rëndësishëm në Real Madrid

Alonso flet për një rikthim të rëndësishëm në Real Madrid

Real Madrid pas marrjes së drejtimit të Xabi Alonso duket se ka hyrë në një periudhë të re rikuperimi të plotë për ekipin. Me ardhjen e tij ai ka konfirmuar së fundmi se do të ketë dhe një rikthim tjetër të rëndësishëm në ekipin e Real Madrid. Mendohet se madrilenët do të aktivizojnë klauzolën e riblerjes për Nico Paz. Kjo vjen pas një sezoni mjaft të mirë që Paz ka pasur në Serinë A duke luajtur për Como.

Como të cilët u ngjitën këtë sezon në Serinë A, nën drejtimin e Cesc Fabregaz. Kërkesa e tyre për të pasur Paz në ekip erdhi pas një ofertë prej gjashtë milion euro të ofruar për të. Një kontratë huazimi që I lejonte klubit blerjen e lojtarit më pas. Por, mesa duket Real është duke menduar për një rikthim të tij në fushën e lojës. Kjo fill pas një sezoni mjaft të mirë që ai ka pasur në skuadrën e tij.

Alonso flet për një rikthim të rëndësishëm në Real Madrid
Alonso flet për një rikthim të rëndësishëm në Real Madrid

Afrimi I tij do të kushtojë me një kontratë riblerje reth tetë milion euro për Madrilenët. Loja e tij në como është vlerësuar së tepërmi. I bashkuar me ta në 2024, ai ka mundur të shfaqë formën më të mirë atje. Nuk kishte si të mungonte dhe një vlerësim I marrë në ekipin italian si lojtari më I mirë U21. Me një performancë të plotë si në asistime dhe në shënime me plot 16 të tilla. Kjo ka ngjallur interesin e Alonso për të kërkuar që të afrojë më tej në ekipin e tij lojtarin e ri.