Xabi Alonso ka mundur të nderhyjë drejtpërdrejt për të ndaluar largimin e një pike mjaft të rëndësishme në mesfushën e Real Madrid. Ka qenë një kërkesë e tij ndaj Florentino Perez ku ka kërluar që të mos ketë një shitje të Dani Ceballosin. Ai shihet si një pikë mjaft e rëndësishme në lidhjen e ekipit. Është pikërisht kjo pjesë që konsiderohet thelbësore për Alonso që të mund të sigurojë më tej shërbimin e Ceballosit.
Pas një interesimi insistues nga Milan i cili e ka vendosur atë në objektiv e tyre, duke cilësuar si të nevojshëm në mesfushën e tyre. Kjo kërkesë e ka nxitur me tej Perez që të cilësojë shërbimin e tij në një mundësi tranaferimi. Kjo duke parë që për shumë kohë ka qëndruar në një pozitë lëvizëse. Klubi italian i cili është në përmirësimin e vazhueshëm të ekipit të tyre ka mundir të ofrojë një pozitë të mirë. Ndërsa, Alonso ka mundur të sigurojë pozitë e tij në Los Blancos, ku e cilëson si një nevojë në mesfushë.

Talenti i tij, rritmi në fushën e lojës, leximi i përkryer i fushës dhe një aftesi lidhëse e bëjnë atë që të cilësohet si një aset mjaft i rëndësishëm. Ceballos, ka patur sezone jo të thjeshta duke pasur kështu një seri lëndimesh, pak minuta për shkak të konkurencës. Por, kjo nuk e ka vendosur atë aspak si të paqëndrueshëm në fushën e lojës. Besimi i trajnerit është se aftësimi i tij dhe prania në fushën e lojës mund të shërbejë si një faktor tepër i rëmdësishëm për sezonin e ardhshëm.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.