Alonso kërkon nga klubi 100 milion euro për klubin

Alonso kërkon nga klubi 100 milion euro për të kompletuar klubin

Janë pikërisht raportimet e ndryshme të mediave spanjolle dhe jo vetëm që theksojnë se do të jetë pikërisht spanjolli në këtë rol. Ai do të jetë pikërisht zvendësuesi I italianit, Carlo Ancelotti. Ancelotti zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e ekipit, duke qenë se ai është duke zhvilluar dhe takimet e fundit të klubit që drejton. Një ndër trajnerët më të dashur prej mbështetësve dhe që e ka cuar ekipin drejt rrugëtimit të disa titujve.

Spanjolli është duke u lakuar në drejtimin e klubit, largimi I tij nga Leverkusen e thelloi më shumë këtë lajm. Por, në Los Blancos ende nuk është bërë një konfirmim sa I përket këtij lajmi. Alonso është duke përgatitur ekipin e së ardhmes që ai do të drejtojë. Kërkesa e tij ndaj klubit janë plot 100 milion euro në dispozicion për të prirë kështu mundësinë që të ketë afrime të reja në ekip.

Alonso kërkon nga klubi 100 milion euro për të kompletuar klubin
Alonso kërkon nga klubi 100 milion euro për të kompletuar klubin

Por, më herët mediat spanjolle zbuluan një tjetër kusht që do të jetë në kontratën e tyre. Bëhët fjalë për një përcaktim ku ai nuk do të ketë lirinë e plotë të zgjedhjes së prurjeve të reja. Është stafi drejtues I cili do të vendosë duke u konsultuar dhe me Alonso. Dean Huijsen, është një prej emërave që ai e sheh si opsion për t’u afruar në sezonin e ardhshëm.

Alvaro Carreras, është tjetër opsion I cili do të jetë në kërkesën e tij ndaj klubit. Mbrojtja shihet si opsion që ka nevojë për përmirësim dhe ky do të jetë opsioni më I mirë. Janë pikërisht këti dy prurje që do të jenë në kërkesën e tij paraprake.