Barcelona dhe Real Madrid po shkojnë drejt El Clasico me një seri shqetësimesh. Është pikërisht mungesa e një serie lojtarësh që e ka bërë të vështirë për të dy ekipet një rikthim të mundshëm. Tashmë, një detyrë tepër e rëndësishme është për të dy teknikët që kërkojnë të përcaktojnë dhe formacionet titullare në këto ndeshje.
Edhe pse Los Blancos duket se janë të vendosur tashmë për mbrojtjen e tyre në të gjitha skenaret e mundshme. Ferlan Mendy një prej lojtarëve që kishte qenë jashtë fushe për gjashtë muaj duket se është rikthyer. Me këtë rikthim edhe pse I rëndësishëm nuk pritet të shërbejë si një faktor ndikues për momentin.

Trent Alexander-Arnold dhe Dani Carvajal, dy lojtarë të vendosur jashtë El Classico të cilët janë të gatshëm të garojnë më tej për të risjellë kështu mundësinë e një angazhimi. Anglezi I cili është bashkuar në këtë sezon kalimesh, me një postim në rrjetet sociale ka bërë të qartë se do të kishte një mundësi sa I përket rikthimit të tij. Por, mungesa e tyre për disa javë në fushë e bën që Alonso të mos e konsiderojë si një hap të qetë këtë rikthim.
Fede Valverde, në serinë e mungesave në ekip pritet të marrë një detyrë tepër të rëndësishme. Pozicionimi I tij në krahun e djathtë të mbrojtjes është pikërisht ajo që Alonso mund të ndërmarrë. Alvaro Carreras pritet të jetë një tjetër I cili mund të nisë në mbrojtje në krahun e djathtë. Kjo mund të jetë një lëvizje e Alonso për të forcuar më tej mbrojtjen.



