Xabi Alonso do të marrë drejtimin e ekipit të Real Madrid. Pritet që puna e tij të nisë në Kupën e Botës për Klube, por ende pa një konfirmim zyrtar. Spanjolli I cili arriti të kishte një sezon të mirë në Bayer Leverkusen do të rikthehet tashmë në ekipin e Real Madrid. Më herët si lojtar në Los Blancos e tashmë në rolin e drejtuesit teknik. Drejtuesit e vlerësojnë atë si një ndër elementët më të rëndësishëm për të qenë në krye të ekipit. Shumë e rëndësishme për të është që të krijojë një ekip I cili do të jetë pretendent në të ardhmen.
Qëndrimi I Luka Modric është një tjetër pikë e rëndësishme në ekip. Më herët kroati ka nënshkrur një kontratë në të cilën përcakton se si do të jetë e ardhmja e tij. Shtyrja prej dy muaj e saj I jep mundësi përfaqësimi vetëm në marrjen pjesë në Kupën e Botës për Klube. Duke qenë se kontrata e tij mbaronte në këtë qershor dhe shihej si një faktor kyc në këtë kompeticion.

Por, ardhja e Alonso duket se do të ndryshojë dhe këtë fakt të rëndësishëm. Ai e sheh Modric ish shokun e tij të skuadrës si një lojtar kyc në ekip. Duke pasur eksperiencën e duhur ata mendojnë se do të jetë padyshim një zgjedhje tepër e rëndësishme për të pranuar edhe më gjatë në ekip. Kontrata e tij do të jetë dhe për një vit me Los Blancos, duke e përcaktuar si një forcë tepër të rëndësishëm për suksesin në vazhdim të lojës së tyre.