Alonso thyen heshtjen në lidhje me transferimin

Alonso thyen heshtjen në lidhje me transferimin

Xabi Alonso në një deklaratë së fundmi ka shuar të gjitha zërat sa i përket transferimit të tij në Los Blancoë. Epoka e Carlo Ancelottit shihet se është drejt fundit atje. Mediat spanjolle tashmë kanë dalë dhe në një datë se kur do të ndodhë ky largim nga klubi madrilen. Italiani e vulosi largimin e tij me skualifikimin e Real Madrid nga Champions League. Arsenal u tregua i pamëshirshëm me ta dhe në ndeshjën e kthimit në shtëpi. Një humbje e dytë për ta në Bernabeu 2-1 e finalizoj daljen e tyre nga ky kompeticion. Ndaj dhe zërat se Alonso do të bashlohet me ta janë shtuar së fundmi. Kjo sepse spanjolli në karakterin e lojës së tij shihet ai ndryshimi i nevojshëm në ekipin e tyre

Alonso i pyetur në lidhje me këtq fakt në daljen e tij e ka bërë të qartë se forma e ekipit ka qenë mjaft e mirë në këtë sezon. Ai ka dhënë shumë për Leverkusen i cili dhe në Champions pati një përfaqesim të mirë. Njëherësh, ecuria e tyre në Bundesligë që janë të vendosur në vendin e dytë me gjashtë pikë diferencë. Nga kjo ai ka lënë të kuptohet se një largim i tij nuk mund të jetë në plan. Cilësimi i kohës si tepër e rëndësishme për këtë sezon në ekipin gjerman i shuan më tej të gjitha spekulimet.

Alonso thyen heshtjen në lidhje me transferimin
Alonso thyen heshtjen në lidhje me transferimin

Ai shtoi se nuk është një moment i duhur për ta, duke kërkuar që fokusi dhe i mediave të jetë në titullin e Bundesligës i cili endë nuk është vendosur. Spanjolli e konsideroi se nuk është koha e përshtatshme për largime. Por, më herët është përfolur se ai nuk ka pranuar për rinovim.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.