Tashmë zyrtarisht Real Madrid është në drejtimin e Xabi Alonso. Një periudhë e gjatë që është përfolur për qëndrimin e krye të këtij ekipi. Por, zyrtarizimi I tij ka ndodhur sot në një ceremoni pritëse ku është bërë me dije që qëndrimi I tij do të jetë me një kontratë tre vjecare.
Marveshja e lidhur mes tij dhe ekipit hyn në fuqi në 1 qershor 2025. Karriera e tij si trajner tashmë do të jetë në ekipin ku ai nisi dhe karrierën e tij në këtë fushë. Ai ka drejtuar akademinë e të rinjëve të Real Madrid më herët. Kjo ishte faza e tij e aprovimit përpara se të shkëlqente në drejtimin e Bayer Leverkusen.

Ai rikthehet pas një suksesi të tij në gjermani ku ka mundur të shkëlqejë në drejtimin e ekipit. Ai udhëhoqi drejt një sezoni ku ekipi nuk pësoi humbje dhe ku dhuroi dy kupa të rëndësishme. Ishin pikërisht triumfi në Bundesligë dhe Kupa e Gjermanisë. Pikërisht ka qenë ky sukses që e ka shndëruar atë në një prej trajnerët më të kërkuar në Bundesligë dhe jo vetëm.
Kërkesa e tij në rikthimin në ekip ka qenë e Florentino Perez. Presidenti I Real Madrid e ka vlerësuar si të duhurin në marrjen e stafetës së Carlo Ancelottit. Tashmë ai do të udhëheqë ekipin drejt sfidës së tij të parë. 14 qershor prezantimi I tij në Kupën e Botës për Klube. Ky është një hap shumë I rëndësishëm në karrierën e tij për të nisur këtë rrugëtim në drejtimin e mbretërorëve.