Dukagjini në këtë sezon është duke konsideruar disa përmirësime të nevojshme për të sjellë një ekip I cili do të jetë shumë më I kompletuar. Synimi I tyre është një fortesë e re e cila do të shndërojë sezonin e ardhshëm në më shumë konkurues. Alpi Shahini është dhe lojtari I rri që është bashkuar me Dukagjinin.
Shahini bëhët kështu dhe prurja e parë në këtë sezon kalimesh për mbrojtjen e ekipit. 20 vjecari do të shërbejë si qendërmbrojtës në ekipin e Dukagjinit. Kalimi I tij u bë e mundur nga skuadar e Rahovecit. Qëndrimi I tij ishte gjatë pjesës së dytë në sezonin e shkuar. Ku u spikat atje për formën e tij dhe u konsiderua si një qëllim për shumë ekipe.
Kontrata e tij me Dukagjinin do të jetë për një periudhe tre vjecare. Kjo sjell në pah se do të jetë pjesë e projektitt si një lojtar I rëndësishëm. Skuadra kërkon që të ketë më shumë qëndrueshmëri në lojtarët e saj dhe kështu mund ta realizojë këtë.

20 vjecari është prezantuar në ekip dhe së fundmi është bërë publik dhe përmes një postimi. Stafi I KF Dukagjinit shprehet tepër mbështetës për lojtarin duke sjellë besimin e plotë për aktivizimin e tij në skuadër.
Forcimi I mbrojtjes me këtë afrim duket se është në një tjetër hap dhe është konsideruar si një pikë e rëndësishme në lëvizje. Klubi është I qartë se do të ketë dhe afrime të rëndësishme në këtë sezon kalimesh. Qëllimi I tyre do të jetë një skuadër shumë më konkuruese.