Julian Alvarez është vendosur prej kohësh në qendër të vëmëndjes sa i përket afrimit të tij në Barcelona. Tentaivat kanë qenë të shumta prej katalanasve që të sigurojnë shërbimin e tij por ende pa rezultat. Argjentinasi shihet shumë më pranë afrimit të për shkak dhe të një largimi që mund të vijë në klubin spanjoll. Largimi i Levandovskit e bën ekipin që të mendojë më tej për një afrim të tillë.
Forma e Alvarez në këtë sezon e ka bërë që ai të jetë në qëndër të vëmëndjes dhe të ndiqet me interes prej shumë klubeve të ndryshme europiane. Mediat, kanë mundur të marrin një deklarim të tij në lidhje me një afrin të tillë duke shuar të gjitha spekulimet e ndryshme.

Alvarez ka qenë mjaft i qartë duke u shprehur se fokusi i tij i momentit do të jetë për të Atletico Madrid. Ndaj dhe për të ardhmen e tij ai është shprehur i sigurt se nuk do të ketë një njoftim përpara qëllimit të këtij sezoni.
Alvarez ka theksuar se qëllim do të jetë një përmirësim i vazhdueshëm i tij duke sjellë kështj një formë më të mirë vazhdimisht.
Edhe pse interesimi vjen prej një ekipi si Barcelona me një projekt mjaft të rëndësishëm, e konsideron moment mjaft të papërshtatshëm për të bërë një parashikim për të ardhmen e tij. Alvarez mbetet i sigurt në kontributin që do të vazhdojë të japë në Atletico Madrid.



