Fitoret janë gjithmonë të kontestuara dhe krijojnë aludime të ndryshme në lidhje se si u arrit dhe u bë e mundur, por kualifikimi I Real Madrid përballë Atletiko Madrid në një sfidë për play off në Champions Ligë ka ngjallur një seri dyshimesh dhe ka zënë të gjithë vëmëndjen e rrjetit.
Një sfidë e cila shkon në barazim dhe më pas në penallti, një penallti nga Atletiko Madrid e ekzkeutuar nga Julian Alvarez ka ngjallur dyshime në lidhje me këtë ekzekutim dhe si do të duhet të kryhet procesi në rast se penalltia anullohet. Fillimisht gjuajtja e Alvarez nuk u cilësua si e parregullt më pas me ndërhyrjen e sistemit VAR u vu re një prekje e dyfishtë e topit në gjuajtjen e penalltisë dhe më pas u konsiderua si jo e rregullt duke I hequr mundësinë e një goli të shënuar dhe rrjedhimisht të cilësojë një humbje për Atletiko Madrid duke u kualifikuar Real.
UEFA ka bërë dy deklarime të ndryshme në lidhje me situatën e krijuar duke cituar se është tepër e rëndësishme të vlerësohet sistemi VAR duke qenë se rregulli është nëse topi kalon në dy prekje, penalltia do të duhet të cilësohet si e pasaktë. Në rjedhën e të gjithë këtij bumi mediatik është parë e arsyeshme prej UEFA-s që të bëjnë disa ndryshme të mundshme në cilësimet se kur konsiderohet prejke e topit dy herë, prekje në rastin se është e vullnetshme, pra bëhen dy takime me topin në mënyrë të qëllimshme, jo një prekje për shkak të një incidenti. Ky pritet të jetë një rregull I cili mund të konsiderohet për ndryshim duke krijuar sa më pak kontestim në të ardhmen dhe të jenë cilësime të duhura.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.