Amar Gërxhaliu, zyrtarisht pjesë e Erzurumspor

Amar Gërxhaliu, zyrtarisht pjesë e Erzurumspor

Erzurumspor, ekipi I cili luan në kategorinë e dytë në futbollin turk ka bërë të mundur një ndër kalimet më të rëndësishme. Futbollisti I rri 23 vjecar, Amar Gërxhaliu ka mundur të nënshkruajë me Erzurumspor për shërbimin e tij. Ai është paraqitur në ekip si lojtar I lirë duke qenë se kontrata e tij e mëhershme me Antalyaspor ka mbaruar. Ekipi I mëhershëm nuk e përfshiu në projektin e sezonit të ardhshëm dhe zgjodhi të mos bëjë një rinovim të kontratës. Si lojtar I lirë ai është zhvendosur në të njetin kampionat me një objektiv ndryshe tashmë.

Është vetë klubi turk I cili përmes një postimi në rrjetin social e ka ndarë lajmin për afrimin e tij. Gërxhaliu është vlerësuar për formën e tij dhe konsiderohet si një afrim që mund të sjellë një shërbim të duhur në ekipin e Erzurumspor. Kujtojmë se Gërxhaliu ka qenë I grumbulluar dhe në ndeshjet e zhvilluara nga Kombëtarja e Kosovës U21.

Amar Gërxhaliu, zyrtarisht pjesë e Erzurumspor
Amar Gërxhaliu, zyrtarisht pjesë e Erzurumspor

Fillimisht ai është thirur në 2022, në një seancë stërvitore që ekipi kombëtar I moshave ka zhvilluar në Turqi. Asaj kohe në një ndeshje miqësore që ka zhvilluar ndaj Grenlandës. Më vonë ai ka marrë një tjetër ftesë e cila ka qenë nga ekipi kombëtar I Kosovës. Kanë qenë ndeshjet kualifikuese për në Euro24, ku Amar ka shërbyer në du sfidat ndaj Izraelit dhe Andorës. Deri më tani ai shihet dhe vlerësohet si një lojtar I cili ka premisat e duhura për të qenë në listën e më të mirëve. Kalimi në një ekip me më shumë kohë në dispozicion është një mundësi për të.