Grand Gala del Calcio, është ngjarja më e rëndësishme në futbollin Italian. Eventi është një prej tyre I cili vlerëson lojtarët dhe ekipet më të mirë në sezonin 2024 – 2025 në Serinë A. një ndër vlerësimet që ndërmeren gjatë këtij eventi është po ashtu dhe formacioni më I mirë I vitit. Po ashtu janë dhe cmimet e ndryshme individuale që jepen për ata që kanë mundur të spikasin në një sezon.
Lojtari I vitit në këtë sezon ishte mesfushori I Napolit, McTominay. Lojtari I cili ka qenë pjesë e skuadrës e cila ka fituar tituj gjatë vitit 2023 dhe 2025 u vlerësua me këtë cmim të rëndësishëm. Kontributi I tij në ekip dhe qëndrueshmëria nën një formë të mirë ka bërë që lojtari të spikasë duke marrë një vlerësim kaq të rëndësishëm.

Vlerësim tjetër I cili pritet me mjaft këshëri është pikërisht dhe Formacioni I Vitit. Në këtë u përfshijnë disa emra të mëdhenj që janë pjesë e kampionatit. Napoli dhe Inter ishin dy klubet që kishin në përbërje të këtij formacioni më shumë lojtarë. Janë pikërisht ekipet që në këtë sezon kanë mundur të ishin mjaft konkurues për titull.
Denzel Dumfries, Amir Rrahmani, Alessandro Bastoni, Federico Dimarco, McTominay, Nicolò Barella dhe Lautaro Martinez lojtarë nga të dy ekipet që ishin pjesë e formacionit. Rrahmani ishte një prej emrave I cili u vlerësua për kontributin e tij në Napoli. Mbrojtësi I Kosovës e ka treguar se është një pikë kyce në ekipin e Napolit duke shërbyer kështu nën një formë mjaft të mirë. Trajneri I Vitit u shpall Antonio conte ndërsa Napoli u shpall Klubi I Vitit.



