Amir Rrahmani mendohet se është shumë afër një mundësie për të nënshkruar një kontratë të re me Napolin. Kapiteni I Kosovës në sezonin e shkuar mundi të sillte një formë mjaft të mirë dhe me angazhimin e tij u shndërua në një rol kyc për shumë herë. Kjo e vendos dhe më të sigurt sa I përket një mundësie për të vazhduar me Napolin.
Mediat e ndryshme në itali hedhin dritë për një kontratë të re, e cila do e mbajë 31 vjecarin pjesë të ekipit deri në 2029. Edhe pse marveshja e tyre skadon në qershor të 2027, janë drejtues të klubit që kanë zgjedhur të paraprijnë një mundësi për rinovimin e tij me klubin. Aktualisht ai përfiton një shumë prej tre million euro në vit si pjesë e klubit. Ka pasur mjaft interes për të në këtë merkato nga klube të ndryshme. Por, ka qenë zgjedhja e tij që të vazhdojë më tej qëndrimin.

Ajo që dihet zyrtarisht janë dy oferta të refuzuara prej tij. Një kërkesë nga Premier Liga e cila mbriti në këtë merkato. Njëherësh dhe një ofertë e majme e cila mbriti nga Arabia Saudite. Kapiteni I Kombëtares Kosovare është bashkuar me klubin në 2020 dhe deri më tani ka mundur të fitojë dy tituj me ekipin e Napolit. Ai shërben si një shtyllë e rëndësishme për mbrojtjen e klubit, besimi që I është ofruar I japin atij shtysë që të qëndrojë I bindur pjesë e klubit. Ndaj dhe një rinovim duket si një hap I mundur për mbrojtësin Kosovar.