Amorim I vendosur, Fernandes qëndron në United

Amorim I vendosur, Fernandes qëndron në United

Zërat e largimit të Bruno Fernandes drejt Arabisë Saudite, janë cilësuar thjeshtë si spekulime prej Ruben Amorim. Largimi I tij këto ditë është bërë shumë më I diskutueshëm ku klubi Saudit bëri një ofertë për katër fish më shumë fitim ndaj Fernandes. United këtë sezon nuk e mbylli në formën më të mirë por ekipi është duke qëndruar I grumbulluar për të zhvilluar ndeshjet miqësore.

Për këtë fakt ka folur vetë Amorim pas ndeshjes miqësore që zhvilloi United ndaj Hong Kongut. Kapitenin e djajëve të kuq ai e cilësoi si të pandashëm prej ekipit duke e theksuar se janë thjeshtë spekulime të cilat nxisin rrjetin. Një largim I tij nga ekipi pavarësisht sezonit aspak të mirë nuk është I menduar.

Amorim I vendosur, Fernandes qëndron në United
Amorim I vendosur, Fernandes qëndron në United

Drejtuesi teknik u shpreh se ka qenë vullneti I tij për të qëndruar në klub duke refuzuar njëherësh shumë oferta. Fernandes ka pasur shpesh oferta por zgjedhja e tij është United, duke e cilësuar si një kampionat të fortë. Talenti I tij dhe fortësia e treguar në lojë, cilësohen si dy prej pikave që e bëjnë qëndrimin e tij në këtë kampionat.

Portugezi dëshmoi se largimi I tij nuk ka gjasë që të vijë prej një situate financiare apo pas dështimit për një kualifikim në Champions. 30 vjecari ka një kontratë të vlefshme deri në 2027 për të qenë pjesë e Premier Ligës. Mesa duket 100 milion euro nga Al Hilal nuk është se do të jenë zgjedhja e tij për të bërë një hap më të madh në karrierën e tij. Zyrtarizimi I ofertës ende nuk ka ardhur, por zërat mediatikë flasin për një të tillë.