Amorim me një ecuri katastrofale në Manchester United

Amorim me një ecuri katastrofale në Manchester United

Manchester United është duke kaluar një periudhë tepër të vështirë. Nën drejtimin e Ruben Amorim I cili morri drejtimin e skuadrës në 11 nëntor 2024, ka shënuar rekorde katastrofale. Kjo u dëshmua dhe në përballjen e tyre të djeshme, derbi me Manchester City. Djajtë e kuq shënuan një tjetër humbje e cila bëhët e radhës për Amorim.

Portugezi I cili me drejtimin e ekipit ka shënuar 31 ndeshje në Premier Ligë, ka mundur të sigurojë vetëm 31 pikë. Kjo përkthehet ndryshe në bazë të përllogaritjes si një pikë në ndeshje. Sulmi ka mundur të prodhojë vetëm 36 gola në këto ndeshje dhe është thyer me 49 të tillë. Kjo sjell po ashtu një golavantazh I cili është negative me -13 të tillë.

Amorim me një ecuri katastrofale në Manchester United
Amorim me një ecuri katastrofale në Manchester United

Pikërisht këto rezultate e vendosin skuadrën në fund mes 17 klubeve që kanë qenë pjesë e Premier Ligës. United nuk është se ka një qëndrim më të mirë se Tottenham, por është golavantazhi më I mirë që e bën të mundur një pozicion më pozitiv për ta. Thellimi I rezultatit me ekipet që ata janë në konkurim është bërë më I dukshëm.

Liverpool ka mbledhur 68 pikë, Arsenal 64, Chelsea 58 dhe Manchester City 54 kjo e vendos United shumë më poshtë tyre. Por, janë po ashtu statistika që nuk e favorizojnë aspak dhe drejtimin e ekipit nga Ruben Amorim. Tashmë, drejtuesit përballë një presioni mjaft të madh nga mbështetës të cilët e shohin portugezin si shkaktar. Edhe pse në sezonin e shkuar ai nuk mund të siguronte një vend në europë, ishin drejtuesit që besuan përsëri në të.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.