Joshua Zirkzee është shndëruar në një nga figurat e rëndësishme për Amorim. Lojtari ka mundur të fitojë besimin e trajnerit duke u vendosur në një pozitë mjaft të rëndësishme në ekip. Por, ishte një dëmtim në kofshë që nuk do të shërbente aspak në favorin e tij. Emri i tij u lakua herët për një mundësi që ekzsitonte në transferimin e tij.
Por, tashmë nga burime të ndryshme bëhët me dije se ka qenë Amorim ai i cili e ndryshoi kërkesën për largimin e tij. Në të dy periudhat e transferimit gjatë dimrit 2025 dhe verës ai e ndalu largimin e Zirkzee. 24 vjecari u vlerësua pikërisht si një pjesë e rëndësishmë e sulmit që mund të shërbente më tej në ekip.

Vendosa e tij nga Amorim është bërë në dy pozita të ndryshme. Si sulmues ose si sulmues i dytë duket se ai ka gjetur formën e tij më të mirë për të vazhduar shërbimin në ekip. Zirkzee është i etur për të pasur rikthimin e duhur dhe të shërbejë më tej në Old Trafford.
Ekipi në vështirësitë e hasura e ka të nevojshme që të ketë një formë kompakte. Kjo e bën që ai të jetë në vazhdim pjesë e formacionit dhe e projektit për një rimëkëmbje në këtë sezon.
Edhe pse gjatë kohëve të fundit ka pasur shpesh spekulime sa i përket vendosjes së tij në një tjetër ekip. Interesi i Serisë A është bërë i dukshëm për të pasur një afrim të tillë. Por, mesa duket nuk do të jetë në planin e asnjë ekipi italian vendosja e tij.



