Manchester United nuk ka pasur aspak një eksperiencë të mirë në sezonin e këtij viti. Ata mbyllin këtë sezon me një dështim në të gjitha arenat. Në përpjekje për të vendosur një rekord në arenën ndërkombëtare ata nuk ja dolën. Ekipi i United kishte mundur që në 14 takimet e tyre në sezon të Europa League të mos mposhteshin në asnjë prej tyre. Por, mesa duket përballja me Tottenham nuk rezultoi aspak e duhura për ta. Ata dështuan në finale duke humbur një ndër mundësitë më të mira për një vend në europë sezonin e ardhshëm.
Ruben Amorim i cili është besuar të jetë drejtuesi teknik i ekipit pavarësisht se nuk arriti të siguronte një pozite në këtë sezon. Ka ndarë kështu se si do të jetë qasja e ekipit të tij në këtë sezon duke sjellë mundësitë e përmirësimit.

Amorim ka ndarë në deklaratën e tij dhënë për media se janë pikërisht dy struktura ekipesh që ai punon. Nëse do të kishin prekur arenën ndërkombëtare do të duhet të kishin një ekip të madh. Në të kundërtën kur ata janë pretendentë vetëm në kampionatin vendas nuk e kanë të nevojshme një ekip të madh. Kjo sjell mundësinë e ekipit për të pasur një seri largimesh.
Fokus i tyre do të jenë dhe afrime të rëndësishme por që pritet të jenë prej akademisë së tyre të futbollit. Kjo dikton për një epokë të re në United. Ku nuk do të mungojë fryma e re por besimi do të jetë i përqëndruar në afrime që sjellin një shpresë prej brenda. Përmirësim i cili do të marrë kohë por shihet si testim i investimit të tyre.