Trajneri I Manchester United me suksesin e fundit të ekipit të tij ka arritur kështu një rezultat fantastik. Ai për herën e parë ka mundur që të prekë një finale europiane, duke qenë vetëm 40 vjec. I lindur në 1985 ai ka dëshmuar se është pjesë e një rrugëtimi I cili ka qenë I shpejtë. Kjo e rendit atë në listën e trajnerve më të mirë me një ecuri fantastike.
Falë drejtimit të teknikut djajtë e kuq arritën të merrnin një sukses në fazën gjysmëfinale të UEFA Europa League. Një fitore me një rezultat të përgjithshëm 7-1 e vendos atë tashmë në fazën përfundimtare të këtij kompeticioni. Padyshim, që elementët në fushën e lojës kanë qenë të shumtë dhe kanë mundur që të ofrojnë një shërbim tepër të mirë.

Mason Mount mund të cilësohet si një ndër më të rëndësishëmit në këtë kualifikim. Ai ka mundur të shënojë dy gola në ndeshjen e dytë. Kjo e ndihmoj ekipin që të vuloste lehtësisht finalen e këtij kompeticioni. Amorim me një përvojë e cila fillimisht ka nisur si lojtar më pas ka vazhduar dhe në drejtimin e ekipit, ka dëshmuar se mund të lejë gjurmë.
Portugezi ka mundur që të arrijë një renditje fantastike, ai është vendosur si trajneri I pestë që arrin një finale. Në listë përpara tij janë dhe katër emëra të tjerë të rëndësishëm në botën e futbollit. Bëhët fjalë për suksesin e arritur nga Bob Houghton, asaj kohe vetëm 31 vjec. I ndjekur nga Andre Villas-Boas, Jose Villalonga në listë është dhe Pep Guardiola me trofeun e 2009.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.